Dënimi i Manchester Cityt mund të pezullohet, në Angli po presin...

Dënimi i Manchester Cityt mund të pezullohet, në Angli po presin...

17:25, 20/02/2020

Klubi i Manchester City po pret vendimin e Apelit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Mediat angleze raportojnë se dënimi i “qytetarëve” me ndalim të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane për dy sezone, nga ana e UEFA-s, mund të pezullohet në ditët në vijim.

Klubi anglez ka apeluar dënimin e ashpër të qeverisë europiane të futbollit, por duke qenë se vendimi i apelit mund të vonojë jo pak, nuk përjashtohet skenari që vendimi të pezullohet përkohësisht.

Ferran Soriano, drejtues te Manchester City i quajti akuzat e UEFA-s si të sajuara dhe të pavërteta, dhe u shpreh i bindur se anglezët do të gjejnë drejtësi në TAS, por nuk e përjashtoi mundësinë e pezullimit të vendimit përkohësisht.

“Akuzat ndaj nesh janë false dhe tërësisht të pavërteta. Jemi të bindur që do të fitojmë drejtësinë në TAS, por shpresoj që kjo të marrë fund sa më shpejt, pasi kemi nevojë të planifikojmë merkaton”, deklaroi Soriano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco