VIDEO/ Gafa e gazetarit, Haaland ia plas të qeshurës

VIDEO/ Gafa e gazetarit, Haaland ia plas të qeshurës

16:50, 19/02/2020

Erling  Braut Haaland është njeriu i momentit. Sulmuesi norvegjez shënoi mbrëmjen e djeshme dopietë, duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj PSG-së

Pas ndeshjes, talenti norvegjez dha një intervistë për “Bein Sport”, ku na zbuloi dhe një anë tjetër te tijën. Në njërën prej pyetjeve gazetari bëri një gafë dhe 19 vjerçari përfitoi nga kjo dhe filloi të bënte shaka me të.

Gazetari francez u shpreh: “E shihni veten në avantazh pas këtyre 3 pikëve?”. Në këtë moment Haaland e ka ndërprerë, duke e pyetur me çudi: “Prit, 3 pikët?”. Në këtë moment gazetari është munduar të justifikohet duke thënë se e kishte fjalën për fitoren, por djaloshi nuk e ka mbajtur të qeshurën, duke vënë akoma më shumë në siklet gazetarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco