Immobile tregon sekretet e shokëve te Lazio: Strakosha është...

Immobile tregon sekretet e shokëve te Lazio: Strakosha është...

12:33, 19/02/2020

Ciro Immobile është duke përjetuar një sezon madhështor me Lazion, teksa është shndërruar në liderin e bardhekaltërve me golat e tij të përjavshëm.

Sulmuesi kryeson listën e golashënuesve në Serie A, por edhe në pesë kampionatet kryesore të Europës, teksa ia ka dalë të realizojë deri tani 26 gola në kampionat.

Nëse mban këtë ritëm, atëherë 29-vjeçari do thyejë edhe rekordin e Higuain me Napolin kur argjentinasi realizoi 36 gola, duke vendosur rekord për elitën e futbollit italian.

Kështu, Immobile po mban mbi shpinë Lazion, ndërsa kryeqytetasit shpresojnë në fund të sezonit të shpallen kampionë.

Së fundmi, sulmuesi ka folur edhe për shokët e skuadrës, duke treguar disa sekrete për ta.

Italiani ka fjalët më të mira për Strakoshën, që e cilëson si shumë të fortë, ndërsa për Luis Alberton shprehet se spanjolli e njeh më mirë se gruaja e tij.

“Për të dalë në qytet nuk bëj më xhiro me Laxarin. E kam shkarkuar si shofer, pasi nuk i njeh mirë rrugët.

Acerbi? Më shumë xheloz është ai se Jesica.

Luis Alberto më njeh më mirë se gruaja ime.

Correa dhe Caisedo janë dy miq dhe lojtarë të jashtëzakonshëm.

Me rreshter Milinkovic ndjehem mirë, ndërsa Strakosha është shumë i fortë.

Sa i përket Leivës, është një kampion në fushë dhe jashtë saj”, u shpreh Immobile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco