Wijnaldum: Atletico 'lufton' si Liverpooli, do ta kemi të vështirë!

Wijnaldum: Atletico 'lufton' si Liverpooli, do ta kemi të vështirë!

19:56, 17/02/2020

Wijnaldum mendon se stilet e lojës së Liverpoolit dhe Atletico Madridit janë pak a shumë të ngjashme.

Atletico Madrid dhe Liverpool do të përballen të martën në ndeshjen e vlefshme për fazëne  1/16-ave në Champions League, sfida e parë do të zhvillohet në Madrid, në “Wanda Metropolitano’.

Mesfushori, Georginio Wijnaldum, ka folur një ditë para sfidën që do të zhvillohet në stadiumin ku Liverpooli rrëmbeu sezonin e kaluar trofeun më të lakmuar në kontinentin e vjetër.

“Ata janë ekip paka a shumë si ne, vështirë për t’u mposhtur pasi janë luftëtarë”, tha Wijnaldum për UEFA-n.

“Mendoj se e shikoni se stili i lojës së tyre është konkurrues. Ata janë gjithmonë duke luftuar për të marrë rezultatin që duan dhe shpesh mund të ndryshojnë edhe mënyrën e lojës kur është e nevojshme. Ata e dinë çfarë duhet bërë për të fituar një ndeshje. Kështu që këto dy ndeshje do të jenë të vështira”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco