Konfirmohet një tjetër largim nga Ajaxi, sulmuesi nënshkruan me klubin e ri!

Konfirmohet një tjetër largim nga Ajaxi, sulmuesi nënshkruan me klubin e ri!

19:35, 17/02/2020

Ajaxi është kthyer në një "supermarket" joshës për skuadrat e mëdha europiane.

Ekipi holandez ka nxjerrë shumë talente dhe disa prej tyre janë larguar me bujë, por ka dhe prej atyre largimeve që ndodhin për shkak të moshës së madhe të lojtarëve.

Siem de Jong është larguar nga kampionët e Holandës duke iu bashkua ekipit të Cincinnatit në MLS. Lojtari nuk përdorej nga ekipi holandez, pasi ka vetëm 4 paraqitje në kampionat këtë edicion.

Lojtari ishte i huazuar dhe në Australi te Sydney. Ajaxi donte ta largonte, pasi njësoj kontrata e tij do të mbyllej në fund të këtij edicioni, ndërsa largimi i tij nuk do të dëmtojë ekipin holandez. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco