Bayern shkatërron Schalken, ngushton diferencën me kryesuesit

Bayern shkatërron Schalken, ngushton diferencën me kryesuesit

20:26, 25/01/2020

Bayern Munich ka shkatërruar Schalken.

Skuadra e Flick fitoi me rezultatin 5-0 në “Allianz Arena” e vlefshme për javën e 19-të në Bundesliga.

Bavarezët e nisën frikshëm takimin, duke shënuar me anë të Rober Lewandowskit (6′), kurse Thomas Muller dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së parë.

Vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë në fraksionin e dytë të lojës, nëpërmjet Leon Goretzka (50′),  Thiago Alcantara (58′) dhe Sergi Gnabry (90′).

Pas kësaj fitore, Bayern ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 39 pikëve, një më pak se kryesuesit e Lepizigut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco