Cungu: Jam i kënaqur me barazimin, rrezikuam ndaj Vllaznisë!

Cungu: Jam i kënaqur me barazimin, rrezikuam ndaj Vllaznisë!

20:08, 25/01/2020

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, e pranoi se barazimi ishte rezultat pozitiv për skuadrën e tij, duke parë sesi shkoi ndeshje, sidomos në pjesën e dytë.

Në një prononcim për mikrofonin e “Supersportit”, Cungu tha se skuadra e tij rrezikoi deri në minutat e fundit.

Kujtojmë që sfida në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Laçit u mbyll në barazim pa gola.

“Pjesërisht jam dakord që nuk meritonim më shumë se barazimi. Por po ta kapim si minutazh, mendoj që ishim më dominues se Vllaznia, sidomos në pjesën e parë, me një pasim më të mirë para portës, mund të kishim shënuar. Në pjesën e dytë, deri në momentin e acarimit, ishim mirë, më pas ekipi u tkurr dhe vumë në rrezik rezultatin e ndeshjes. Një pikë ishte e drejtë kështu siç shkuan punët”, tha ai.

Ndeshje me dy tablo: Luanim jashtë. Isha i bindur se si do luante Vllaznia. Është një ekip që tentoi të na priste. Mbrohet me shumë forca dhe tenton të organizohet kur ekipi kundërshtar gabon në mesin e fushës, duke përdorur kundërsulmet e shpejta. Duhet të ishim në ekuilibër për sa i përket mënyrës së lojës. Në pjesën e parë kishim 3-4 raste shumë konkrete për të shënuar. Ishte një ndeshje me 2 tablo, por duhet thënë që ishte një pikë që na vlejti.

Terren i rrëshqitshëm: Në ditët e fundit jemi stërvitur në fushën e Laçit me bar. Duhet t’iu përshtatesh kushteve, nuk bëhen veprime te guximshme në një terren të tillë. Duhet të luash sa më shpejt. Janë gjëra që i kemi vuajtur, sidomos me Tiranën në Laç. E vuajtëm me Tiranën edhe sot nuk arritëm të përshtateshim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco