Klubi në Angli nxitohet dhe konfirmon vdekjen, futbollisti në gjendje kritike për jetën

Klubi në Angli nxitohet dhe konfirmon vdekjen, futbollisti në gjendje kritike për jetën

19:18, 25/01/2020

Futbollisti, Jordan Sinnott është duke luftuar me jetën pas një frakture që pësoi në kokë.

Mesfushori është në huazim te Matlock Town skuadër e kategorisë së pestë në Angli e cila ditën e sotme u nxitua duke komunikuar se lojtari i tij Jordan Sinnott ka ndërruar jetë por postimi është fshirë menjëherë.

Komentet e shumta të miqve në rrjetet sociale konfirmojnë se Jordan Sinnott është ende gjallë por në gjendje kritike për jetën, shkruan tabloidi britanik "The SUN", raporton SYRI.net.

“Morëm lajmin e tmerrshëm se futbollisti jonë Jordan Sinnott ndërroi jetë. Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta dhe nuk do të vazhdojmë të komentojmë më tej në respekt të familjes së Jordanit. Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e Xhordanit në këtë moment tepër të vështirë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Halifaksit në “Tëitter”.

Është ende misterioze ngjarja por të dy klubet kanë anuluar ndeshjen e fundjavës në respekt të futbollistit, Jordan Sinnott.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco