Pranë kalimit te Napoli, zbulohet tradhtia e Politanos ndaj bashkëshortes!

Pranë kalimit te Napoli, zbulohet tradhtia e Politanos ndaj bashkëshortes!

16:14, 23/01/2020

Napoli apo Roma, e sigurt në këto momente për Matteo Politanon është lidhja jashtë martesore me Ginevra Francesca Sozzin.

Sulmuesi i Interit nuk po kalon momente të thjeshta në jetën e tij private pasi gruaja e tij, Silvia Di Vincenzo ka zbuluar tradhtinë e Politanos i cili aktualisht po kalon një flirt me Ginevran.

Bukuroshja kohë më parë është përfolur se ka qenë në një lidhje edhe me Paulo Dybalan si dhe Radja Nainggolan megjithëse ajo me mesfushorin e Cagliarit nuk është konfirmuar asnjëherë.

Për të konfirmuar lidhjen mes Matteos dhe Ginevras kanë menduar si Politano ashtu edhe Sozzi që në profilet e tyre në Instagram para pak ditësh kanë publikuar një foto të njëjtë atë një këlyshi qeni të racës Labrador të quajtur Baloo të cilin e kanë blerë së fundmi. Në këtë mënyrë është konfirmuar edhe tradhtia e Politanos ndaj bashkëshortes së tij Silvia.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco