Klopp përjashton nga skuadra Shaqirin, shqiptari po kërkon largimin...

Klopp përjashton nga skuadra Shaqirin, shqiptari po kërkon largimin...

17:50, 22/01/2020

Jurgen Kloppi nuk e ka grumbulluar Xherdan Shaqirin.

Trajneri i Liverpoolit ka thënë se futbollisti shqiptar nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen e nesërme ndaj Wolverhamptonit.

Trajneri gjerman ka thënë se Shaqiri nuk është stërvitur fare dhe se nuk dihet saktë data e kthimit të tij, shkruan SYRI.net.

Kloppi ka njoftuar se në skuadër është rikthyer Lovreni, ndërsa për nesër do të mungojnë bashkë me Shaqirin edhe Milneri e Keita.

Siç raportohet nga Goal, Shaqiri është monitoruar nga Roma dhe Sevilla, me të kuqtë që kanë hedhur poshtë qasjet e huazimit për 28-vjeçarin nga të dy klubet.

Sulmuesi këtë sezon ka bërë vetëm 6 paraqitje të Premier League, duke filluar vetëm dy herë si titullar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco