‘Paqe’ në derbin londinez, Chelseas i shpëton fitorja nga duart

‘Paqe’ në derbin londinez, Chelseas i shpëton fitorja nga duart

23:22, 21/01/2020

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në derbin londinez mes Chelseas dhe Arsenalit.

Në fakt “Gunners” luajtën me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 26’, kur David Luiz u ndëshkua me karton të kuq – duke shkaktuar penallti, e cila u shndërrua në gol nga Jorginho (28’).

Vazhdimi solli dominimin e vendasve, por në gjysmë e dytë një rrëshqitje e N’Golo Kante dhe sprinti i jashtëzakonshëm i Martinelli (63’) solli golin e barazimit.

Chelsea shtoi forcën në sulm dhe arriti golin e avantazhit me anë të Cesar Azpilicueta (84). Kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar Hector Bellerin me një gol të bukur (87’) befasoi të gjithë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Chelsea vazhdon renditet në vendin katërtme 40 pikë të grumbulluara, kurse Arsenal në vendin e 10 në kuotën e 30 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco