Man City rikthehet te fitorja, mposht Sheffield United

Man City rikthehet te fitorja, mposht Sheffield United

22:26, 21/01/2020

Manchester City është rikthyer te fitorja.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mposhtur me vështirësi 1-0 skuadrën e Sheffield United në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në Premier League.

Golin e vetëm të ndeshje e realizoi Sergio Aguero (73’), pesë minuta pasi u fut në fushën e blertë si zëvendësues.

Vlen të përmendet që gjatë pjesës së parë Gabriel Jesus gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Fitorja mban Manchester City-n në vendin e dytë me 51 pikë të grumbulluara, kurse Sheffield në vendin e 7-të me 33 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco