Piloti shqiptar pasardhës i Schumacherit, synon garën në Formula 1

Piloti shqiptar pasardhës i Schumacherit, synon garën në Formula 1

20:31, 21/01/2020

Kombi shqiptar pritet të ketë përfaqësim së shpejti edhe në botën e Formula Uno-s.

Talenti shqiptar nga Shkupi, Lirim Zendeli, është duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Në Formulën 3, momentalisht piloti, Lirim Zendeli po kalon nga të rinjtë e Sauber në skuadrën më të mirë Trident. Skuadra italiane e garave ishte forca e katërt sezonin e kaluar, duke festuar fitoret dhe podiumet në baza të rregullta vitet e fundit.

E shikon veten si një kampion i Formula 1?

"Unë e shoh veten si kampion në Formula 3, por edhe në Formula 1. Unë besoj se mund ta arrij këtë me mbështetjen e duhur. Do të ishte mirë sikur të isha shqiptari i parë që garoj në formula uno”, thotë ai për mediat gjermane.

Zendeli pas nënshkrimit të kontratës me skuderinë e re.

“Jam shumë i lumtur që do të drejtoj makinën Trident në vitin 2020. Jam i bindur që mund të arrijmë shumë rezultate shumë të mira dhe të japim gjithçka, në mënyrë që të sjellim disa trofe në selinë e ekipit në Milano”, tha ndër të tjerash piloti shqiptar.

 

Zendeli është 20 vjeç, lindur në Bochum. Sidoqoftë, prindërit e tij vijnë nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco