Barcelona merr vendim në lidhje me të ardhmen e Arturo Vidal

Barcelona merr vendim në lidhje me të ardhmen e Arturo Vidal

20:17, 21/01/2020

Skuadra e Barcelonës ka marrë vendim përfundimtarë në lidhje me të ardhmen e Arturo Vidal.

Drejtuesit e ekipit katalanas kanë vendosur që mesfushori kilen mos të largohet nga klubi.

Sipas “Mundo Deportivo” trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien u ka thënë drejtuesve të ekipit se dëshiron që lojtari të qëndrojë në skuadër të paktën deri në fund të sezonit.

Lojtarin e do me ngulm Interi, por duket se zikaltërit duhet të shikojnë objektiva të tjerë. Vidal ka paraqitje më të shpeshta në ndeshjet e fundit. Ai asistoi për Lionel Messin në ndeshjen me Granadan, në fitoren 1:0. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco