Soromani: Rezultati nuk e tregon, por...

Soromani: Rezultati nuk e tregon, por...

19:28, 21/01/2020

Partizani u mposht në transfertë ndaj Skënderbeut  me rezultatin 3-2.

Mirëpo pavarësisht humbjes, trajneri i të kuqve, Adolfo Soromani në një prononcim për “SuperSport” u shpreh tepër i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij.

“Ndoshta rezultati nuk e tregon, por ne kemi luajtur shumë mirë. Ne nuk ishim mirë vetëm për 20 minuta, por në tërësi. Nëse Telushi do të shënonte atë penalltinë e dytë, mund të kishim fituar. Duhet që të vazhdojmë të luajmë dhe duhet të mendojmë për ato raste që kemi humbur. Për arbitrin nuk flas, më tregoni çfarë pamjesh të dëshironi, por nuk do të flas dhe e keni të kotë. Ferati ka bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Skënderbeut, megjithëse kemi aktivizuar edhe Romeron. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstant dhe kampionatin e tregon klasifikimi që është modern dhe impenjativ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco