Grabitësit vjedhin biletat e ndeshjes Ibiza - Barcelona

Grabitësit vjedhin biletat e ndeshjes Ibiza - Barcelona

18:24, 21/01/2020

Zyrat e stadiumit ‘Can Misses’ kanë rënë pre e grabitësve. Qëllimi i hajdutëve ka qenë që të vjedhin biletat e ndeshjes Ibiza – Barcelona, e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Dhe sipas raportimeve nga mediat spanjolle ata ja kanë dalë dhe kanë marrë 40 bileta të ndeshjes.

Në stadium nuk kishte asnjë personel sigurie kur ndodhi incidenti, por dy persona me kapuç u panë në kamerat CCTV duke hapur një derë në stadium.

Sipas një raporti të publikuar nga Diario de Ibiza, policia lokale po heton rastin dhe po shikon nga afër imazhet e CCTV për të provuar dhe identifikuar fajtorët.

Këto bileta duhej të dërgoheshin për anëtarët, sponsorët dhe kompanitë në ditët në vijim.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco