Zidane flet për Renier: Si të gjithë lojtarët brazilianë...

Zidane flet për Renier: Si të gjithë lojtarët brazilianë...

18:00, 21/01/2020

Reinier Jesus Carvalho firmosi ditën e djeshme për 6 vite me Real Madridin.

18-vjeçari është transferuar në “Santiago Bernabeu” për një shifër që thuhet të jetë rreth 35 milionë euro.

Reinier është një mesfushor me tipare sulmuese që deri pak ditë më parë ka veshur fanellën e Flamengos në Brazil, ai është blerja e parë e dimrit për madrilenët për këtë merkato dimërore.

Ai do t’i bashkohet skuadrës së dytë të Los Blancos, Castilla, që stërvitet nga legjenda Raul.

Sigurisht, Reiner është një lojtar që pritet shumë dhe gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp të trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane e kanë pyetur këtë të fundit për planet që kanë “Los Blancos në lidhje me lojtarin (a do të luajë në ekipin e parë apo në atë B?).

Tekniku francez është treguar shumë diplomat dhe është përgjigjur se çdo gjë do të vijë hap pas hapi.

“Unë nuk e di. Ajo që unë di është se ai tashmë është një lojtar i Realit, por nuk është me skuadrën e parë. Çdo gjë do të vijë hap pas hapi. Normalisht si të gjithë lojtarët e rinj edhe Renier do ta fillojë nga Real Castilla”.

“Si të gjithë lojtarët brazilianë, edhe ai është një futbollist shumë i mirë teknikisht, është cilësia e tyre kryesore. Unë do të pres që të vijë tek skuadra A për të treguar më të mirën e tij. Ne do ta vëzhgojmë, le të qëndrojmë të qetë, " tha Zidane në konferencën për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco