Hygor: Këtë gol të mrekullueshëm ia dedikoj nënës time

Hygor: Këtë gol të mrekullueshëm ia dedikoj nënës time

17:33, 21/01/2020

Rikthim më të mirë për brazilianin Hygor te Vllaznia nuk mund të kishte. Një gol me roveshatë për të vulosur suksesin e shkodranëve ndaj Flamurtarit, por edhe një gol me dedikim special siç e konfirmon vetë mesfushori.

U riktheve me gol pas një momenti të vështirë? “Jam shumë i lumtur, ishte shumë emocionuese. Faleminderit Zotin, për këtë gol të mrekullueshëm të cilin ia dedikoj nënës time e cila tashmë është atje lart. Do falenderoj familjen time në Brazil dhe të gjithë njerëzit dhe tifozëve që më kanë ndihmuar të ecë përpara”.

Gjendja e  skuadrës? “U ktheva pak ditë më parë dhe shoh një grup me shumë kualitet. Ka lojtarë shumë të mirë dhe me kualitet dhe do të kërkojmë një vend më të mirë renditje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco