VIDEO/ Messi bëhet hero në debutimin e Setien te Barcelona

VIDEO/ Messi bëhet hero në debutimin e Setien te Barcelona

23:06, 19/01/2020

Barcelona fiton ndeshjen e parë me Quique Setien trajner, por lë shumë pikëpyetje për të ardhmen, pasi përtej qarkullimit të topit, shfaqi probleme në finalizim.

Me rezultatin 1-0 në favor të “blaugranave” përfundoi sfida me Granadan në “Camp Nou”, ku kalatanët u ndihmuan edhe nga ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë të Sachezit (Granada) në minutën e 69-të, kur rezultati vazhdonte të mbetej i pandryshuar, 0-0.

Madje përtej dominimit në kontrollit e topit të Barcelonës, Yan Brice Eteki goditi shtyllën, praktikisht duke e mposhtur portierin Ter Stegen.

Loja e Barcelonës u bë më dinamike me aktivizimin e talentit Ricky Puig në në vend të Rakiticit.

Pikërisht nga këmbët e talentit të La Masias kaloi topi në aksionin e golit të vetëm të takimit të shënuar nga Messi, që për nga mënyrë e kombinimit mes futbollistëve “blaugrana” ishte për manual.

Goli i Messit mjaftoi që Quique Setien të çlirohej e në fund të festonte suksesin e tij të parë në krye të Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco