Debutoi me gol, flet Jasi Asani: E prisja pasi bëra një…

Debutoi me gol, flet Jasi Asani: E prisja pasi bëra një…

09:06, 19/01/2020

Jasir Asani e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij në Suedi. Ish-numri 10 i Partizanit ka debutuar me gol në miqësoren kundër Karlstadit.  Klubi i AIK-ut fitoi me rezultatin 2-1, ndërsa Asani ka entuziazmuar tifozët duke shënuar në minutën e 72’.

Një gol që sulmuesi pranon se e priste pasi kishte nisur mjaft mirë fazën përgatitore, siç tregon ai pas një ndeshje të cilën e ndiqte një numër shumë i madh tifozësh. “Sot ishte ndeshja ime e parë me AIK edhe ishte një ndeshje shumë e mirë. Ka pasur shumë tifozë, besoj se 8-9 mijë tifozë ishin në stadium për të na ndjekur.

Image

Normalisht e prisja nga vetja që do të shënoja, pasi bëra super ndeshje dhe goli erdhi në momentin më të mirë për mua. Isha shumë i lumtur për golin që kam shënuar dhe që arrita të siguroj fitoren e ekipit” theksoi ai, duke kujtuar se pikërisht ajo rrjetë e tundur i dha suksesin 2-1 AIK në ndeshjen e parë të vitit

Në fund kanë ardhur përgëzimet ngë të gjithë në skuadër, por Asani insiston se është vetëm fillimi dhe se duhet të vazhdojë po me përkushtim edhe në ndeshjet e radhës që ka ekipi i cili tani sapo ka nisur fazën përgatitore për kampionatin. “Lojtarët më kanë uruar të gjithë për golin dhe ishim të lumtur për fitoren, edhe sepse tani jemi në fazën përgatitore të kampionatit”, shpjegoi sulmuesi (vipsport).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco