Napoli në krizë të thellë, mposhtet edhe nga Fiorentina

Napoli në krizë të thellë, mposhtet edhe nga Fiorentina

22:51, 18/01/2020

Napoli pëson një tjetër disfatë të rëndësishme.

Të besuarit e të Gattusos janë mposhtur 2-0 në përballjen ndaj Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t në Serie A.

Golin e parë në këtë takim e shënoi ylli në rritje nga Italia, Federico Chiesa, kur po luhej minuta e 26’.

Dusan Vlahovic ishte lojtari që vulosi rezultatin final të këtij takimi, duke i siguruar kështu tri pikët skuadrës së Fiorentinës.

Me këtë fitore, Fiorentina barazon pikët me Napoli. Të dy skuadrat tashmë numërojnë nga 24 pikë, ku Napoli renditet në vendin e 11 kurse Fiorentina një vend më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco