Mbahet Kampionati i Kosovës për Seniorë në Pejë, ja kush janë fituesit...

Mbahet Kampionati i Kosovës për Seniorë në Pejë, ja kush janë fituesit...

16:24, 18/01/2020

Sot në palestrën e sporteve “Karagaqi” në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për senior.

Në këtë Kampionat, moren pjesë afër 100 garues dhe morën pjesë të gjithë ata që pretendojnë gara ndërkombëtare sivjet.

Kështu ka njoftuar trajneri i xhudos Driton Kuka përmes një shkrimi në Facebook.

"Sot pati luftëra të forta e interesante dhe garuesit më të mirë u shpallën Selim Berisha për meshkuj dhe Nora Gjakova për femra!" shkruan Kuka.

Tutje ai njoftoi se në këtë kampionat përveç Majlindes e Akilit morën pjesë të gjithë garuesit si dhe Ekipi Olimpik dhe kjo i dha pamje të bukur Kampionatit me garues të nivelit Botëror në garë.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco