Zyrtarisht i Shqipërisë, 3 oferta për Florian Kamberin

Zyrtarisht i Shqipërisë, 3 oferta për Florian Kamberin

14:52, 18/01/2020

Pasi fitoi betejën ligjore për të luajtur me Shqipërinë dhe jo me Zvicrën, disa oferta për sulmuesin Florian Kamberi kanë mbërritur në adresë të klubit të tij skocez Hibernian.

Sipas informacioneve nga mediat britanike, Leh Poznan ka paraqitur një ofertë për 24-vjeçarin, por që nuk është pranuar nga drejtuesit skocezë.

Përveç klubi të njohur polak, interesime ka dhe Bazeli i Taulant Xhakës si dhe nga ekipi i divizionit të dytë të futbollit anglez Brentfordi.

Këtë sezon Kamberi ka realizuar 8 gola në 23 ndeshje me Hibernianin. Ai u grumbullua në muajin nëntor për 2 sfidat e fundit eliminatore të EURO 2020 kundër Andorrës (2-2) dhe Francës (0-2), por atë kohë ai nuk kishte marrë konfirmimin nga FIFA se kë shtet duhej të përfaqësonte, ndërsa tashmë rruga e tij te Shqipëria është e lirë dhe pret të shpejti të kryejë debutimin me kombëtaren tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco