Juventus dhe Barcelona përgatisin shkëmbimin e lojtarëve, të përfshirë dy mesfushorë

Juventus dhe Barcelona përgatisin shkëmbimin e lojtarëve, të përfshirë dy mesfushorë

10:10, 18/01/2020

Kur të gjithë po mendonim se kjo merkato dimërore po mbyllej pa ndonjë transferim të bujshëm nga Italia vjen lajmi se Juventus dhe Barcelona po përgatiten për një shkëmbim lojtarësh.

“La Repubblica” raporton se të dy klubet po mendojnë një shkëmbim ndërmjet Ivan Rakitic dhe Federico Bernardeschi. Një ide që hidhet papritur në këtë fund merkatoje. 

Rakitic ka filluar të luajë si titullar te skuadra e Barcelonës, por nuk dihet se çfarë roli do të ketë me trajnerin e ri Setien. Kampionët e Italisë kanë vuajtur në mesfushë dhe duan që të afrojnë lojtarin me eksperiencë. Futbollisti nënkampion bote është i hapur për t'u larguar nga spanjollët. 

Emri që mund ta zëvendësojë atë në Camp Nou është Bernardeschi. Barcelona është e mbipopulluar në pjesën ofensive të ekipit dhe vështirë që të pranojë një ide të tillë. 25-vjeçari dëshiron t'i bashkohet Barcelonës, por duket si një ide e çmendur nga mediet më shumë se sa mundësi reale. Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco