Shilton e ka peng golin me dorë të Maradonës: VAR do na shërbente

Shilton e ka peng golin me dorë të Maradonës: VAR do na shërbente

19:57, 16/01/2020

Peter Shilton nuk do ta harrojë kurrë ndeshjen e famshme mes Anglisë dhe Argjentinës të vitit 1986.

Ajo ndeshje hyri në histori për dy gola, atë të shënuar me dorë nga Maradona e më pas magjinë ku ai dribloi thuajse gjithë ekipin kundërshtar.

Por, ish-portieri i Anglisë në atë sfidë nuk do të harrojë sidomos atë gol të parë, të ashtuquajtur “Dora e Zotit”, pasi Maradona me dorë devijoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

“Shiheni foton, dora ime ishte më afër topit sesa koka e Diegos. Ja pse them se e ka prekur me dorë. Ai thjesht mashtroi, një kërkesë ndjese nga Diego do ta kishte lehtësuar të gjithë skuadrën nga dhimbja, sepse kjo nuk është thjesht një çështje personale, e gjithë skuadra ishte viktimë e mashtrimit të tij. Pastaj mënyra se si pranoi gjithçka, “Dora e Zotit”… Asnjë ndjesë, asnjë keqardhje. Njerëzit tani ankohen për VAR, por mendoj se ne do të na kishte shërbyer”, tha Shilton në një intervistë për “The Guardian”.

Pastaj erdhi ai goli i dytë që cilësohet edhe si më i bukuri i shekullit të kaluar, por për të cilin Shilton mendon se ishte pasojë e efektit të golit të parë.

“Nuk ishim më mirë shpirtërisht për të luajtur pas golit të parë. Kur e di që dikush të ka mashtruar dhe ia ka hedhur pa u lagur, në një ndeshje thelbësore si ajo, pastaj nuk arrin të reagosh, nuk ishim më në fushë dhe mbrojtëm keq. Pa llogaritur që Hodëll pësoi faull. Megjithatë, nuk mund t’i hiqen meritat Maradonës, i cili në atë moment i tregoi të gjithë botës se çfarë ishte në gjendje të bënte”, tha Shilton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco