Zbulohet çfarë ndodhi me Messin në stërvitjen e parë nga trajneri i ri i Barcelonës

Zbulohet çfarë ndodhi me Messin në stërvitjen e parë nga trajneri i ri i Barcelonës

08:51, 16/01/2020

Quique Setien ka kryer stërvitjen e parë me Barcelonën.

“Mundo Deportivo” ka zbuluar detaje nga takimi i tij i parë me futbollistët katalanas.

Pas një fjalimi me të gjithë stafin, Setien ka ndarë kohë për të biseduar direkt me kapitenin Lionel Messi.

Thuhet që trajneri i ri i katalanasve ka marrë disa udhëzime nga Leo i cili udhëheq skuadrën nga "Camp Nou".

Setien konsiderohet si trajner i cili njeh mirë futbollin dhe praktikon një filozofi të lojës të përshtatshme me atë të ekipit të Barcelonës që bazohet në lojë ofanzive dhe kontroll të lartë të topit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco