Milani pranë marrëveshjes me talentin e rritur tek Akademia e Barcelonës

Milani pranë marrëveshjes me talentin e rritur tek Akademia e Barcelonës

23:36, 15/01/2020

Milani ka ndryshuar skemë me ardhjen e Zlatan Ibrahimovic, duke zgjedhur rreshtimin 4-3-1-2, ndërsa drejtuesit e klubit janë gati t’i dhurojnë një fantazist mjaft të talentuar trajnerit Stefano Pioli.

Bëhet fjalë për spanjollin 21-vjeçar Dani Olmo, që është rritur në akademitë e Barcelonës dhe që kohët e fundit ka shpërthyer në skuadrën kroate të Dinamos së Zagrebit dhe ndiqet nga shumë klube të mëdha europiane.

Sipas mediave kroate, me transferimin e Olmos po merret vetë Zvonimir Boban, ish-futbollist i Dinamos së Zagrebit, aktualisht drejtues te Milani, që po bën gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e spanjollit.

Palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe se në ditët e ardhshme pritet edhe “tymi i bardhë”, me Olmo që pritet të udhëtojë drejt Milanos dhe të luajë pas shpinës së Ibrës dhe Leaos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco