Bartomeu: Më shqetëson diçka në lidhje me Messin

Bartomeu: Më shqetëson diçka në lidhje me Messin

14:26, 07/12/2019

Lionel Messi është në ditët e tij më të lavdishme në futboll. Sulmuesi argjentinas lë mbresa tek të gjithë me atë çka arrin të bëjë në fushën e lojës me fanellën e Barcelonës.

Mirëpo presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu shqetësohet për diçka në lidhje me fituesi e 6-të “Topave të Artë”.

Bartomeun e shqetëson fakti , se një ditë Messit do t’i duhet që të “varë këpucët në gozhdë”.

Image

“Po, jam i shqetësuar për ditën në të cilën Messi do të duhet të vendosë të tërhiqet nga futbolli i luajtur”, u shpreh Bartomeu.

“Unë do të doja që ai të nënshkruante një kontratë tjetër, sepse jam i bindur se ka ende shumë vite përpara me Barcelonën”. “Edhe ai nuk e ka problem ta vazhdojë rrugëtimin e jashtëzakonshëm në këtë klub. Nuk kam dyshim se ai do ta përfundojë karrierën këtu. Pastaj, do të jetë ai vetë, që do ta zgjedhë momentin kur do ta përfundojë atë”, shtoi kreu i klubit katalan për “Radio Catalunya”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco