Klopp ‘i hakërrehet’ gazetarit: Statistikat? Çfarë  po luajmë këtu Play-station

Klopp ‘i hakërrehet’ gazetarit: Statistikat? Çfarë po luajmë këtu Play-station

10:56, 07/12/2019

Jemi mësuar ta shikojmë, Jurgen Klopp gjithmonë të qeshur përpara gazetarëve, duke e marrë çdo pyetje me sportivitet. Mirëpo në konferencën përpara ndeshjes me Bournemouth, trajneri i Liverpool është acaruar keq me njërin prej gazetarëve.

Ky i fundit i kujtojë teknikut gjerman statistikat, ku në 10 vitet e fundit skuadra kampione e dimrit në Premier League, ka mundur që ta ruajë kryesimin vetëm në tri raste(Liverpool është në vendin e parë 8 pikë larg vendit të dytë), këtu erdhi dhe shpërthimi i Klopp, i cili nuk e priti mirë këtë pyetje.

“Mua më duket ndonjëherë sikur nuk di të shprehem qartë me ju, se nuk jam aspak i fiksuar pas numrave, por vazhdoni me të tilla pyetjeve apo më saktë konstatime. Këto histori mund t’i mbani ju gazetarët, për të shkruar diçka më shumë, por në të njëjtën kohë e di mirë se të tillë historira nga ana juaj janë të përsëritura.

 Ej, nuk po luajmë “Playstation” këtu… Kërkoni gjithmonë dhe shpresoni që ai që kryeson të zbresë sa më shpejt nga kryesimi, që të dështosh në fund, por unë realisht nuk i dëgjoj dhe nuk i mendoj aspak të tilla gjëra.

Objektivi im i vetëm nuk është të shoh renditjen apo të studioj statistikat, objektivi im dhe i skuadrës sime është që të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Bournemouth dhe kaq. Pastaj, çfarë do të ndodhë nga këtu e deri në maj, do të jemi sërish të gjithë këtu së bashku për ta biseduar”, u shpreh Klopp i nervozuar dhe përshëndeti gazetarët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco