Ahmataj bën ndryshime, ja formacioni i Tiranës kundër Skënderbeut

Ahmataj bën ndryshime, ja formacioni i Tiranës kundër Skënderbeut

09:18, 21/11/2019

Të shtunën në orë 16:30 Skënderbeu do të presë Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javëm e 13-të në Kategorinë Superiore.

Trajner i ri, ide të reja dhe zgjedhje të ndryshme. Te Tirana lojtarët po përballen këto tri javët e para me ndryshimet në filozofinë e lojës së Julian Ahmatajt i cili e ka gati 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës.

Ahmataj ka ideuar një skuadër pa një sulmues të deklaruar, ose pykë. Në fushë dje si qendërsulmues ishte Edon Hasani, ndërsa pas tij luante si sulmues i dytë Agustin Torasa.

Me mungesën e Bathës, në formacion kthehet Karabeci, ndërkohë që dje krah kapitenit luajti Kale si mesfushor.

‘Panorama Sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Tiranës në këtë përballje:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco