Juventusi i ‘copëtuar’ nga dëmtimet e lojtarëve

Juventusi i ‘copëtuar’ nga dëmtimet e lojtarëve

23:20, 20/11/2019

Juventusi do të vazhdojë garën në kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve dhe padyshim kjo e fundit është ëndrra e tyre.

Pauza e Kombëtareve i ka ardhur në një moment të favorshëm bardhezinjve, sepse vinin nga një kalendar shumë i ngjeshur me ndeshjet në kampionat dhe Europë në të njëjtën kohë, teksa edhe dëmtimet janë të shumta.

Ashtu siç dihet, Aleks Sandro është shqetësimi më i madh në kampin bardhezi duke qenë se braziliani ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe i duhen disa ditë pushim.

Në ditët e fundit, është vënë re një përmirësim i dukshëm dhe gjendja e tij do të vëzhgohet ditë pas dite teksa probleme ka edhe Rabio.

Mesfushori francez nuk është stërvitur normalisht si shkak i një mbilodhjeje në muskuj ndërkohë që Matuidi ka nisur të stërvitet me skuadrën, teksa Pjaniç dhe Ronaldo kanë bërë stërvitje më të diferencuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco