Zgjedh Irlandën, Rudi Vata: Djali im nuk do të luajë kurrë me Shqipërinë, sepse...

Zgjedh Irlandën, Rudi Vata: Djali im nuk do të luajë kurrë me Shqipërinë, sepse...

10:56, 19/11/2019

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, tha se ndihet shumë mirë që djali i tij, Rocco, ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Irlandës.

Në një intervistë për “Scottish Sun”, Vata nuk ka kursyer kritikat në drejtim të Shqipërisë e cila sipas tij nuk është treguar profesioniste.

Gjatë intervistës Vata thekson se djali i tij nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë e cila sipas tij ka treguar mungesë respekti.

“Njerëzit në Shqipëri e kanë marrë vesh këtë përmes rrjeteve sociale. Besoj se shumë vetë në vendlindje po më shajnë. Por nëse Shqipëria do të ishte treguar mjaftueshëm profesioniste, do të kishte treguar interes dhe të kishte bërë detyrat e shtëpisë, do ta kishte parë që Rocco luante për Celtic dhe do të kishte kontaktuar me mua. Ata nuk treguan respekt, dëshirë apo profesionalizëm dhe nëse nuk e bëjnë këtë, nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”.

Rocco, 14 vjeç, mund të luajë edhe me Shqipërinë, por edhe Skocinë, ndërsa lidhja me Irlandën vjen për shkak të një gjysheje nga ana e nënës.

“Askush nga Federata Shqiptare nuk më kontaktoi. E di që Skocia e ka monitoruar, por Federata Irlandeze ishte e para që u vu në kontakt me ne. Gjyshja e tij duhet të jetë irlandezja më e lumtur në Skoci” tha Vata.

Vata thotë se kur u bashkua për herë të parë me Celtic, u takua me shokët e skuadrës në Dublin, pasi ishin në fazë përgatitore.

“Debutova kundër Sligo Rovers, prandaj është një ndjesi shumë e veçantë për mua që djali im është në Irlandë tani”, tha Vata.

Megjithatë, Vata pranon për gazetën britanike se nuk ka ndërmend të diktojë zgjedhjet e të birit për të ardhmen, pasi Rocco mund të zgjedhë mes tre përfaqësueseve deri në nivelin U-21.

“Gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen, por është Irlanda që ka kontaktuar dhe ka treguar interes e respekt. Rocco është i lumtur që është përfshirë dhe shpresoj që të luajë mirë. Ka mundësi të bëhet një lojtar i veçantë”.

Vata ka luajtur 59 ndeshje me Shqipërinë, ndërsa me Celtic ka fituar Kupën e Skocisë në vitin 1995.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco