Bileta e fundit për në ‘Euro 2020’, ja përballjet e sotme dhe favoritët për tu kualifikuar!

Bileta e fundit për në ‘Euro 2020’, ja përballjet e sotme dhe favoritët për tu kualifikuar!

10:40, 19/11/2019

Faza eliminatore për Kampionatin Europian është shumë pranë fundit pasi 19 skuadra kanë siguruar një biletë pjesëmarrje në eventin madhështor që do të luhet verën e vitit të ardhshëm.

Pra, mbetet thjesht një vend i vetëm për të plotësuar numrin 20 të kombëtareve që kualifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga 10 grupet e Kontinentit të Vjetër.

Kurse sa i përket pjesës së mbetur, siç dihet, 4 vendet e fundit do të prenotojnë biletën nëpërmjet sfidave të fazës “play off”, që do të përcaktohen nga fituesit e Ligës së Kombeve.

Ditën e sotme e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në sfidën mes Ëellsit dhe Hungarisë nga e cila me shumë gjasa një pres tyre do të vijojë rugëtimin drejt fazës finale të Kampionatit Europian.

Ky takim është i vlefshëm për Grupin E, ku Kroacia siguroi kualifikimin vetëm pak ditë më herët, falë suksesit 3-1 në Rijekë ndaj Sllovakisë. Sidoqoftë, rëndësi të veçantë paraqet gjithashtu edhe ndeshja Sllovaki – Azerbajxhan, që do të luhet në Tërnavë, në të njëjtën orë, sepse nëse Uellsi dhe Hungaria barazojnë në Kardif atëherë në rast të një suksesi në shtëpi ndaj Azerbajxhanit për në Europian kualifikohet pikërisht ekipi sllovak, për shkak të bilancit më të mirë në sfidat direkte me përfaqësuesen maxhare.

Ja të gjitha përballjet e ditës së sotme në këto eliminatore:

20:45 Belgjikë - Qipro

20:45 Gjermani – Irlanda e Veriut

20:45 Latvia - Austria

20:45 Holandë - Estonia

20:45 Maqedonia e Veriut- Israel

20:45 Poland - Slovenia

20:45 San Marino - Russia

20:45 Skoci - Kazakhstan

20:45 Slovakia - Azerbaijan

20:45 Wales - Hungary

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco