ZYRTARE/ Thierry Henry prezantohet te klubi i ri, nënshkruan kontratë 2-vjeçare

ZYRTARE/ Thierry Henry prezantohet te klubi i ri, nënshkruan kontratë 2-vjeçare

08:48, 19/11/2019

Thierry Henry u prezantua si trajneri i ri i Montreal Impact në Major League Soccer.

Ish-sulmuesi i Arsenalit beson se mund të ketë sukses te klubi kanadez me të cilin ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare

Francezi gjatë konferencës për shtyp foli edhe për dështimet e tij, duke theksuar se është shumë e rëndësishme të dish të ringrihesh.

“Duhet ta fillosh diku, kështu fiton përvojë. Për mua erdhi me Belgjikën dhe Monakon, ku mësova shumë për veten time. Kjo nuk është vetëm histori ime, por histori e të gjithëve në jetë. Të gjithë bien, por e rëndësishme është të dish të ngrihesh. Nuk funksionoi në Monako (si trajner). Unë mund t’ju jap shumë justifikime, por në fund të ditës nuk funksionoi dhe unë jam këtu si trajner i Montrealit. Kam mësuar shumë atje. Gabimi i vetëm që mund të bësh është të mos mësosh nga ajo që ndodhi.”

Thierry Henry u largua në janar të këtij viti nga Monako. Legjenda e Arsenalit mori drejtimin e klubit francez në tetor të vitit të kaluar, por aventura e tij aty nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u shkarkua pas vetëm 3 muajve, për shkak të rezultateve të dobëta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco