'Van Dijk e meriton Topin e Artë para Leo Messit', deklarata e bujshme nga...

'Van Dijk e meriton Topin e Artë para Leo Messit', deklarata e bujshme nga...

22:16, 12/11/2019

Danny Murphy ka thënë se Virgil van Dijk e meriton “Topin e Artë” para Lionel Messit.

Ish-mesfushori i Liverpoolit ka deklaruar se mbrojtësi holandez meriton "Topin e Artë" shkaku i triumfit në Ligën e Kampionëve dhe lojës së tij të mirë në Premier League.

“Për mua, fituesi është Virgil van Dik”, ka thënë Murphy për talkSport.

“Besoj që shkaku i ndikimit që ka pasur me lojën e tij te Liverpooli, duhet ta fitojë çmimin. Kemi disa fakte për të: Cilësitë si lider të tij janë rritur, veçanërisht në katërshen e mbrojtjes, është fenomenale”.

 “Ta shikojmë ndikimin që ka pasur në Liverpool dhe kualitetet e tij, atëherë nuk ka dyshime se ai e meriton ta fitojë Topin e Artë”, ka shtuar më tej ish-lojtar i “The Reds”.

Por, statistikat e Messi po ashtu ishin mjaftë të mira dhe do të jetë një garë e ngushtë mes të dy lojtarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco