Rakitic flet mbi situatën tek Barcelona: Ndjehem i trishtuar, ata më morën topin!

Rakitic flet mbi situatën tek Barcelona: Ndjehem i trishtuar, ata më morën topin!

21:57, 12/11/2019

Ivan Rakitic nuk po kalon një moment të mirë tek Barcelona. Mesfushori kroat nuk po aktivizohet nga trajneri Valverde dhe për këtë në një intervistë për mediat spanjolle (e cila do të transmetohet e plot të enjten) ka thënë se ndjehet i trishtuar, sepse i kanë “vjedhur” topin, në mënyrë figurative, për faktin që nuk po luan.

“Si mund të jetë i kënaqur një futbollit? Sigurisht duke luajtur futboll. Është sikur t’i marrësh vajzës sime lodrën e saj të preferuar. Ajo do të mërzitet dhe do të jetë e trishtuar. Epo edhe unë ndihem njësoj, ata ma morën topin im. Ndihem i trishtuar ”.

Rakitic pretendon më shumë respekt për gjithçka ka dhënë te Barcelona, që kur nënshkroi për katalanët në vitin 2014.

“Unë i kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit apo të klubit, por mendoj se kam dhënë shumë në këto pesë vjet. Kulmin e karrierës e kam këtu. Dua të jem në gjendje të shijoj futbollit, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Njeriu kënaqet vetëm duke luajtur. Unë jam 31 vjeç, nuk jam 38, dhe ndihem më në formë se kurrë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco