Derbi i kryeqytetit pritet të zhvillohet në 'Arenën Kombëtare', ja data kur mund të luhet

Derbi i kryeqytetit pritet të zhvillohet në 'Arenën Kombëtare', ja data kur mund të luhet

20:01, 12/11/2019

Partizani është organizatori i derbit të fazës së dytë, i cili, sipas kalendarit, i bie që të luhet në mesjavë, më 4 dhjetor. 

Gjithsesi, duhet kohë që të flitet për axhendën e këtij takimi, por me shumë mundësi do të jetë “Arena Kombëtare” ajo që do të presë derbin e kryeqytetit, shkruan panorama sport. Ky takim parashikohet që të jetë ndeshja e parë e Superiores që do të zhvillohet në stadiumin e ri të kryeqytetit, i cili si mision kryesor ka zhvillimin e ndeshjeve të Kombëtares.

Më 10 nëntor u testua “Arena Kombëtare” me ndeshjen e femrave, Vllaznia-Apolonia, ndërsa të dielën do të përurohet zyrtarisht me takimin Shqipëri-Francë. Pa dyshim, që në këtë stadium çmimet e biletave pritet të jenë më “të kripura”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco