Humbje e madhe për Kosovën, Vedat Muriqi nuk luan ndaj Çekisë dhe Anglisë

Humbje e madhe për Kosovën, Vedat Muriqi nuk luan ndaj Çekisë dhe Anglisë

14:24, 12/11/2019

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë të riaftësohet nga dëmtimi dhe si pasojë do të mungojnë në dy ndeshjet vendimtare të Kosovës kundër Republikës së Çekisë të enjten në Plzen dhe kundër Anglisë tri ditë më vonë në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi i Fenerbahces nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet finale për kualifikime në Euro 2020.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këtë ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco