Botërori U-17/ Brazili eliminon Italinë, merr fund aventura e portierit shqiptar me fanellën ‘axurre’

Botërori U-17/ Brazili eliminon Italinë, merr fund aventura e portierit shqiptar me fanellën ‘axurre’

10:15, 12/11/2019

Italia e portierit shqiptar Marco Molla u eliminua nga Kampionati Botëror i 17-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Brazil, pikërisht nga vendi organizator.

Selecao ishte shumë e fortë për përfaqësuesen e kaltër, që u mposht 2-0 në Goiana.

Në këtë mënyrë, dy sfidat gjysmëfinale të Botërorit të 17-vjeçarëve do të jenë Brazil-Francë dhe Meksikë-Holandë.

Golat për Brazilin u realizuan Patryck dhe Peglow në pjesën e parë falë asisteve të Pedro Lucas.

E papërmbajtshme Franca, që mposhti me rezultatin 6-1 Spanjën në çerekfinalen tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco