Mbrojtësi i Interit lë grumbullimin me Italinë prej dëmtimit, shtohen telashet për Conten

Mbrojtësi i Interit lë grumbullimin me Italinë prej dëmtimit, shtohen telashet për Conten

09:41, 12/11/2019

Alesandro Bastoni, lojtari i Interit ka lënë grumbullimin e Kombëtares U-21 të Italisë.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, mbrojtësi ka pasur një dëmtim, të pësuar në ndeshjen Inter-Verona.

Mendohej se do të kishte përmirësim, por lojtari nuk ka mundur të rikuperojë dhe ka lënë grumbullimin.

Ende nuk dihet problemi dhe sa do të zgjasë rikuperimi për mbrojtësin.

Nuk kanë fund problemet për Conten, i cili duhet të gjejë zgjidhje për të përshtatur skemat, me lojtarët që po dëmtohen kaq shumë.

Kujtojmë që “armiku” më i madh i Interit këto javë kanë qenë dëmtimet e shumta, që kanë kushtëzuar trajnerin e zikaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco