Federata e Spanjës merr vendimin se ku do të luhet Superkupa në 3 vitet e ardhshme

Federata e Spanjës merr vendimin se ku do të luhet Superkupa në 3 vitet e ardhshme

08:28, 12/11/2019

Superkupa e Spanjës do të zhvillohet në Arabinë Saudite gjatë tre sezoneve të ardhshme (2020, 2021 dhe 2022) në stadiumin “King-Abdallah”, një impiant me kapacitet 62.000 vende.

Në njoftimin e Federatës Spanjolle të Futbollit shkruhet: “Superkupa spanjolle do të mbahet në Arabinë Saudite për tre vitet e ardhshme në dimër, në mënyrë që të lehtësohet programi i garave, sikurse është kërkuar nga klubet dhe lojtarët”.

Valencia-Real Madrid dhe Barcelona-Atletico Madrid janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Superkupës së Spanjës, në bazë të shortit të hedhur në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Për herë të parë do të aplikohet formati i ri: fituesit e gjysmëfinaleve do të sfidohen me njëra-tjetrën të dielën e 12 janarit për trofeun e Superkupës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco