Ujkani: Përballja ndaj Çekisë si një ‘finale’, mision i vështirë por jo i pamundur!

Ujkani: Përballja ndaj Çekisë si një ‘finale’, mision i vështirë por jo i pamundur!

22:15, 11/11/2019

Samir Ujkani ka dalë përballë medieve në prag të sfidës mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Ujkani e ka pranuar se misioni i kualifikimit është i vështirë, por jo i pamundur për t’u realizuar.

Sipas kapitenit të Kosovës presion për fitore në Plzen është tek çekët, ndërsa shtoi se ekipi e ka edhe një rast tjetër në mars, nëse nuk arrihet kualifikimi nëpërmjet grupit.

“Ne po e shohim si finale ndeshjen e së enjtes. Atje duhet patjetër të japim maksimumin dhe të marrim rezultat maksimal. Duhet të marrim pikët për ta bërë ëndrrën realitet, ky është qëllimi ynë”, u shpreh Ujkani.

“E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi fatin që në muajin mars të kemi edhe një rast tjetër për t’u kualifikuar, por ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së enjtes, për të marrë rezultatin që na vlen”.

“Stresin e kanë çekët, sepse luajnë në shtëpinë e tyre. Atyre u vlejnë ndoshta të dy rezultat, fitorja dhe barazimi, por ne duhet të bëjmë atë që do të na thotë trajneri, duke vijuar me këtë ritëm dhe me pozitivitetin që kemi brenda grupit”.

“Tani se çfarë do të ndodhë në fushë do ta shohim, ka pjesë edhe fati”, ka thënë Ujkani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco