‘Goal’: Pogba dhe Neymar zyrtarisht jashtë 25 më të mirëve për vitin 2019!

‘Goal’: Pogba dhe Neymar zyrtarisht jashtë 25 më të mirëve për vitin 2019!

21:33, 11/11/2019

Neymar dhe Paul Pogba nuk ia kanë dalë të jenë në mesin e më të mirëve për çmimin ‘Goal 50’

Braziliani ka qenë në këtë listë çdo sezon që nga viti 2011, ku në vitin 2015 ka përfunduar në vendin e katërt, pasi e ndihmoi Barcelonën të fitojë tripletën.

Sido që të jetë, pas dy herë të tjerëve në top 10-she, Neymar tani është lënë jashtë më të mirëve për vitin 2019.

Gjithashtu edhe Pogba nuk është në mesin e më të mirëve, pas sezonit jo shumë të mirë me dëmtime të shumta.

Ai ka qenë pjesë e listës së më të mirëve ‘Goal 50’ mes viteve 2013 dhe 2018 – por jo vitin që po lëmë pas, 2019.

42 korrespondentet e “Goal.com” do të votojnë për kandidatët bazuar në paraqitjet, statistikat në nivel klubi dhe ndërkombëtarë dhe do të nxjerrin më të mirin.

A do të jetë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo sërish? Ose njëri prej heronjve të Liverpoolit që triumfoi në Champions League, Mohamed Salah, Sadio Mane, Van Dijk ose Alisson? Gjithçka do të mësohet me 12 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco