A do të dënohet? Juventusi merr vendim për gjestin e Ronaldos pas zëvendësimit

A do të dënohet? Juventusi merr vendim për gjestin e Ronaldos pas zëvendësimit

20:23, 11/11/2019

Juventus ka marrë vendimin mbi rastin e shumë komentuar të Cristiano Ronaldo-s.

Paolo Dybala zuri vendin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të, teksa ky zëvendësim nuk u prit mirë nga ylli portugez, i cili në shenjë proteste shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke mos i dhënë dorën trajnerit.

Pavarësisht këtij gjesti, Juventus ka vendosur të mos jap asnjë dënim për Cristiano Ronaldo, raporton SYRI.net.

“Cristiano Ronaldo nuk do të gjobit apo dënohet nga Juventusi për reagimin e tij gjatë zëvendësimit në fitoren e tyre ndaj Milanit të dielën”, shkruan Goal.

Por, portugezi mund të dënohet nga Serie A ose UEFA, pasi ai ka zgjedhur të largohet nga stadiumi pa përfunduar ndeshja dhe pa bërë testet e anti-dopingut.

Cassano thotë se sipas rregullores lojtarët duhet të qëndrojnë deri në fundin e ndeshjes pasi mund të ketë ndonjë kontroll të rastësishëm.

Juventusi mposhti mbrëmjen e djeshme Milanin me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Paolo Dybala në minutën e 77-të.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco