Challandes kërkon nga ‘Dardanët’: Të bëjmë ndeshje të madhe me Çekinë

Challandes kërkon nga ‘Dardanët’: Të bëjmë ndeshje të madhe me Çekinë

11:55, 11/11/2019

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur optimist për formën e skuadrës para ndeshjes me Republikën Çeke në xhiron e parafundit të eliminatoreve për Euro 2020.

“Të jesh apo të mos jesh, mund ta mendoni ju, por jo edhe unë. Por, nëse e kujtojmë shortin duhet të jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë ka qenë dhe nuk duhet ta vendosim veten nën presion”, deklaroi ai në konferencë për mediat.

“Shumë njerëz mund të mendojnë se ne duhet të fitojmë tani, nëse nuk fitojmë në Çeki gjithçka është e mbaruar. Unë nuk mendoj kështu dhe nuk e shoh këtë ndeshje në këtë mënyrë, nuk duhet ta ndryshojmë filozofinë tonë, por e kemi të detyrueshme të luajmë mirë”, shtoi ai.

“Duhet të zhvillojmë një ndeshje të mrekullueshme dhe nëse luajmë ashtu mbase do të na mjaftojë të arrijmë fitore. Por, kurrë nuk do të flas me ekipin dhe t’u them futbollistëve se duhet të fitoni, duhet të fitoni dhe të krijoj presion të madh mbi ta”, u shpreh Challandes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco