VIDEO/ Skenë e turpshme në Gjermani, lojtari hedh në tokë trajnerin kundërshtar

VIDEO/ Skenë e turpshme në Gjermani, lojtari hedh në tokë trajnerin kundërshtar

22:20, 10/11/2019

Freiburg, ku luan edhe mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, ka mposhtur me rezultatin 1-0 Eintraht Frankfurtin.

Megjithatë ajo që po diskutohet pas kësaj ndeshje, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur në minutat e fundit.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, lojtari i ekipit mik, David Abraham, në përpjekje për të marrë topin, goditi trajnerin e Freiburgut, duke e përplasur këtë të fundit në tokë.

Menjëherë pas kësaj reaguan lojtarët vendas që ishin në stolin e rezervave, duke nisur edhe një sherr mes tyre.

Pas këtij episodi arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq, Abrahamin, i cili tashmë pritet të marrë edhe një dënim nga Federata Gjermane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco