Lewandowski: Bayern duhet të ketë nga një lider për çdo repart, futbollistët nuk bisedojnë me njëri - tjetrin!

Lewandowski: Bayern duhet të ketë nga një lider për çdo repart, futbollistët nuk bisedojnë me njëri - tjetrin!

15:18, 09/11/2019

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë për  “Süddeutsche Zeitung”.

Polaku evidentoi disa nga problemet që ka skuadra bavareze, e cila nuk po kalon një moment të mirë.

Lewandowski u shpreh se tek Bayern duhet të ketë nga një lider për çdo repart.

 "Një shtyllë kurrizore e skuadrës, që përbëhet vetëm nga Neuer dhe Lewandowski nuk është e mjaftueshme, - tha Leëandoëski.

31 vjeçari foli - Ne duhet të kemi nga një lider në secilin repart të skuadrës: portë, mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kjo do të ishte e përsosur, sepse një lojtar nuk mund t'i bartë të gjitha këto përgjegjësi mbi supe”.

Lewandowski foli edhe për më të rinjtë në skuadër dhe mënyrën e sjelljes në skuadër: “Ata janë më të rezervuar, ose kanë probleme me gjuhën. Dy, ose tre muaj në një vend të ri janë mjaftueshëm për t’u adaptuar e dhënë kontributin e duhur. Kjo është ajo që ne presim. Personalisht shoh mungesë udhëheqjeje nga brezat e rinj. Ato ndoshta kanë pak frikë të flasin. Është një gjeneratë që shkruan shumë mesazhe në celular, që komunikon shumë në internet, flet më pak me telefon, bisedon thuajse fare ballë për ballë. Është një problem kulturor i kësaj gjenerate".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco