Lazim Destani mund të largohet nga menaxhimi i Shkëndijës së Tetovës, klubet shqiptare gati të përfitojnë

Lazim Destani mund të largohet nga menaxhimi i Shkëndijës së Tetovës, klubet shqiptare gati të përfitojnë

09:54, 09/11/2019

Një lajm jo i mirë vjen nga Maqedonia e Veriut. “Sportmedia.mk” raporton se Lazim Destani mund të largohet nga menaxhimi dhe financimi i Shkëndijës së Tetovës.

Media në fjalë shprehet se nëse ky lajm bëhet zyrtarë, do të ishte një shok për të gjithë futbollin maqedonas. Pasi me largimin e Destanit do të ulej cilësia e futbollistëve në kampionat.

Ata gjithashtu kanë paraqitur dhe listën e lojtarëve që mund të largohen. Besart Ibrahimi, Agim Ibraimi, Armend Alimi, Stenio Xhunior, Marjan Radeski dhe Egzon Beitullai janë të prirë për të ikur. Ky market i hapur mund të jetë një mundësi “e artë” për Partizanin, Kukësin apo ndonjë skuadër tjetër e Superiores për të përfituar, por duhet të maten mirë, pasi janë lojtarë që kushtojnë shumë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco