Dënohet me 10 vjet burg agresori që sulmoi Mesut Ozil

Dënohet me 10 vjet burg agresori që sulmoi Mesut Ozil

23:20, 08/11/2019

Autoritetet angleze kanë dënuar me 10 vite burg personat që sulmuan dyshen e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac.

Pak kohë më parë, gjatë këtij viti, dy persona të maskuar dhe të armatosur kishin sulmuar Ozil dhe Kolasinac, me qëllim që t’i grabisnin.

Ashley Smith, 30 vjeç, është shpallur fajtor për tentativë vjedhjeje me armë dhe përdorim të kanabisit.

Ai është dënuar me 10 vite burg, pasi sulmoi i armatosur dyshen e Arsenal, Ozil e Kolasinac.

Dënimi u morr në “Harrow Court” gjatë ditës së sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco