Inter-Roma, shkëmbim lojtarësh në janar

Inter-Roma, shkëmbim lojtarësh në janar

22:31, 08/11/2019

Interi dhe Roma po punojnë për një shkëmbim mjaft interesant në merkaton e janarit, me Alessandro Florenzin që mund t’i bashkohet Contes në Milano dhe Matias Vecinon që pritet të transferohet në kryeqytet.

Drejtuesit e Interit dëshirojnë t’i ofrojnë Contes një futbollist që mund të luajë në të dy krahët e mesfushës dhe Florenzi është profili ideal, duke qenë se Biraghi dhe Lazaro nuk kanë bindur plotësisht, ndërsa Candreva e Asamoah janë shumë të vjetër për të përballuar një sezon intensiv.

Nga ana tjetër, në Romë do të hiqnin dorë me qejf nga një futbollist që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Fonseca dhe që luan shumë pak, pasi për më tepër do të merrnin në këmbim një mesfushor si Vecino, që do të ofronte eksperiencë dhe forcë fizike në skuadër.

Për më tepër, drejtuesit e Romës e kanë të domosdoshme të ndërhyjnë në mesfushë, pasi kanë shumë futbollistë të dëmtuar dhe në javët e fundit kanë përshtatur mbrojtësin Mancini në rolin e një shkatërruesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco